Zbulohen tri kërkesat e Macron’it, Scholz’it dhe Borrellit në takimin me Osmanin dhe Vuçiqin

  • A.P /
  • 01 June 2023 - 22:21
Zbulohen tri kërkesat e Macron’it, Scholz’it dhe Borrellit në takimin me Osmanin dhe Vuçiqin

Tri kërkesa të qarta për Kosovën dhe Serbinë, i ka bërë Josep Borrell, shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Këto kërkesa ai i ka bërë gjatë takimit që kishte me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Kërkesa e Borrellit është “zgjedhje të reja lokale”, duke i kërkuar ato tani.

Më pas kërkon që të sigurohet pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në atë zgjedhje.

Si dhe fillimin e punës për për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja

”Dështimi për ta bërë këtë, do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona”, ka thënë Borrell.

Takimi mes Osmanit dhe Vuçiqit ka ndodhur në Moldavi, në një samit të liderëve evropianë.

Për situatën në Veriun e Kosovës, presidenti francez, Emmanuel Macron ka paralajmëruar vendime konkrete gjatë javës së ardhshme.

Situata në Veri është e tensionuar që nga e premja e javës së kaluar, kur kryetarët e zgjedhur shqiptarë u penguan të hynin në objektet e tri komunave veriore të Kosovës.

Ndërkaq, të hënën situata eskaloi, ku protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e KFOR’it, duke u lënduar disa prej tyre.

(Kosova Sot Online)