Kurti: Besoj thellësisht në miqësinë e përhershme të ShBA’së dhe BE’së

  • E.K /
  • 02 June 2023 - 11:36
Kurti: Besoj thellësisht në miqësinë e përhershme të ShBA’së dhe BE’së

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e tij beson thellësisht në miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti shtoi se qasja ndaj Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë e njejtë.

Tutje, Kurti tha se Serbia është vend autokratik, se nuk është vend demokratik dhe se atje shtypen liritë dhe të drejtat e njeriut.

“Qeveria ime beson thellësisht në miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetet e Bashkimit Evropian e më gjerë. Ne jemi thellësisht transatlantik. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian bashkë me njëra tjetrën dhe bashkë me neve. Por, qasja ndaj Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë e njejtë. Serbia është vend autokratik, Serbia nuk është vend demokratik. Në Serbi shtypen liritë dhe të drejtat e njeriut, shtypet opozita dhe Rusia e ka qëndrën e saj rajonale”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka thënë se e kemi dëshmuar se “jemi partner të denjë” të miqve ndërkombëtarë me avancimin demokratik e ekonomik të Kosovës.

“Ne e kemi dëshmuar se jemi partner të denjë të miqve tanë ndërkombëtarë, me avancimin tonë demokratik e ekonomik të Kosovës. Ajo që i bën bashkë partnerët tanë ndërkombëtarë janë vlerat e përbashkëta dhe besimi se këto janë universale që duhet të mbrohen me çdo kusht. Qëllimet, vizionet, vlerat e interest i kemi të përbashkëta”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)