Gjendet 24-vjeçari nga Shtimja i cili ishte zhdukur që dy ditë

  • A.P /
  • 04 June 2023 - 16:25
Gjendet 24-vjeçari nga Shtimja i cili ishte zhdukur që dy ditë

Raportohet se është gjetur sot gjatë ditës, 24-vjeçari nga komuna e Shtimes i cili ishte zhdukur tash e sa ditë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate të lëshuar për media, ndërsa është bërë e ditur se 24-vjeçari është gjetur para një ore.

Në komunikatën e lëshuar për media, policia njofton se policia në bashkëpunim me banorët e zonës dhe Shoqatën e Kërkim Shpëtimit kanë arritur ta gjejnë personin në fjalë.

KOMUNIKATË PËR MEDIA:


Përfundon kërkimi i personit të zhdukur në Shtimja

Me datë 02.06. 2023, rreth orës 22:30 policia e stacionit në Shtime kishte pranuar një informacion për një rast të një personi të zhdukur nga Shtimja.

Bëhej fjalë për personin, AGON HYSEN MISINI i lindur me 12.12.1999, me banim në rrugën “Tahir Sinani” komuna Shtime.

Që nga dita e raportimit, ekipet e policisë në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës, Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ishin në kërkim të personit të zhdukur.

(Kosova Sot Online)