Escboar dhe Lajçak takohen nesër me tre krerët e opozitës

  • A.P /
  • 05 June 2023 - 15:50
Escboar dhe Lajçak takohen nesër me tre krerët e opozitës

Me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escboar dhe atë të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të takohen nesër tre krerët e partive kryesore opozitare në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do të takohen me dy diplomatët.

Escobar dhe Lajçaku, takimin e parë do ta zhvillojnë sot, në mbrëmje me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, duke filluar në orën 20:00, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Ndërkohë, nesër, në mëngjes, të dy diplomatët do ta takojnë edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani, duke nisur në orën 09:45

Pas vizitës në Kosovë, Escobar dhe Lajçak do të udhëtojnë për në Serbi, ku pritet të takohen me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ndryshe, vizita e tyre pason në Kosovë pas situatës së krijuar në veri të vendit, me kryetarët e katër komunave veriore. Tensione më të larta pati në Zveçan, ku mbetën të lënduar 30 pjesëtarë të KFOR-it, ku prej tyre u plagosën me armë zjarri. 

(Kosova Sot Online)