EULEX-it i zgjatet mandati në Kosovë edhe për dy vjet, deri në vitin 2025

  • S.A /
  • 06 June 2023 - 12:45
EULEX-it i zgjatet mandati në Kosovë edhe për dy vjet, deri në vitin 2025

Misionit të Bashkimit Evropian do t’i zgjatet mandati nga ana e institucioneve të Kosovës deri në qershor të vitit 2025, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian është publikuar sot vendimi e Këshillit të Bashkimit Evropian për Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë për zgjatje të mandatit, fushë veprimtarinë dhe ndarjen e buxhetit.

“Komiteti Politik dhe i Sigurisë (KPS) u pajtua që EULEX KOSOVË duhet të zgjatet deri më 14 qershor 2025. KPS-ja gjithashtu u pajtua që, përveç vazhdimit të të zbatojë detyrat e tij”

Sipas njoftimit shuma e financiare e destinuar për të mbuluar shpenzimet e EULEX në Kosovë nga data 15 qershor 2023 deri më 14 qershor 2025 do të jetë 165 310 000 euro.

tash, i mbetet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Shefi i Politikës së Jashtme, Josep Borrell që ta formalizojnë këtë zgjatje të mandatit.

(Kosova Sot Online )