Për lojën me litar mes ushtarëve amerikanë dhe serbëve, reagon Ambasada e SHBA-së në Beograd

  • A.P /
  • 06 June 2023 - 18:33
Për lojën me litar mes ushtarëve amerikanë dhe serbëve, reagon Ambasada e SHBA-së në Beograd

Organizimin e sotëm të ushtarëve amerikanë dhe serbëve lokalë para Komunës së Leposaviqit, e ka komentuar Ambasada e SHBA-së në Beograd, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Matja e forcave në tërheqjen e litarit, Ambasada e SHBA-së thotë se është lufta e vetme mes KFOR-it dhe serbëve nga e cila fitojnë të gjithë.

“Lufta e vetme mes KFOR-it dhe serbëve në të cilën fitojnë të gjithë. Punë të mbarë djema!”, ka shkruar ambasada e SHBA-së në Beograd që drejtohet nga Christopher Hill.


(Kosova Sot Online)