Atiq: Sot e kemi funksionalizuar E-Kioskun

  • A.P /
  • 06 June 2023 - 19:40
Atiq: Sot e kemi funksionalizuar E-Kioskun

Se është funksionalizuar E-Kiosku, për qasje në dokumente, i cili ishte jashtë funksionit, ka njoftuar kryetari i Mitrovicës Veriore, Erdren Atiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

“Komuna e Mitrovicës së Veriut ka pasur E-Kioskun por ai nuk ka qenë funksional. Sot e kemi funksionalizuar atë duke e mundësuar shërbimin dhe lehtësuar qasjen në dokumentet që ju duhen qytetarëve tanë”, ka njoftuar Atiq.

Ai ka thënë se nga sot qytetarët do të mund të shfrytëzojnë E-Kioskun për të nxjerrë dokumentet e tyre personale.

“Mbetemi të përkushtuar që të lehtësojmë shërbimet për qytetarët në secilin sektorë”, ka thënë ai. 

(Kosova Sot Online)