Sot shi, bubullima dhe breshër në Kosovë

  • E.K /
  • 09 June 2023 - 07:57
Sot shi, bubullima dhe breshër në Kosovë

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë në Kosovë, raporton “Kosova Sot Online”.

Pasdite dhe në mbrëmje do të ketë rrebeshe shiu dhe bubullima. Lokalisht të stuhishme me breshër.

Njoftimi i plotë:

9.06 – Më shumë intervale me diell dhe më ngrohtë. Pasdite vonë dhe në mbrëmje rrebeshe shiu e bubullima. Lokalisht të stuhishme me breshër.

10.06 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Pasdite rrebeshe me bubullimë.

11.06 – Kryesisht me vransira, e pasdite rrebeshe me bubullimë.

12.06 – Vransira e intervale me diell. Kohëpaskohe mundësi për reshje lokale shiu.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu e veriperëndimi e lehtë dhe mesatare 2-7m/s.

Shtypja atmosferike luhatet kryesisht përreth vlerave normale.

(Kosova Sot Online)