Në Vushtrri një person sulmohet me shkop

  • A.P /
  • 11 June 2023 - 09:20
Në Vushtrri një person sulmohet me shkop

Raportohet se në Vushtrri, një person për shkaqe të hakmarrjes ka sulmuar rëndë një tjetër, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Viktima është sulmuar me shkop druri në kokë, i cili pas ndihmës mjekësore në Vushtrri është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Rr. Hamit Hyseni, Vushtrri 10.06.2023 – 18:16. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkaqe të hakmarrjes lidhur me një rast të mëhershëm e kishte sulmuar fizikisht me shkop druri në kokë viktimën mashkull kosovar i cili ndihmën e parë mjekësore e ka marr në emergjencën e Vushtrrisë, pastaj për tretman të mëtejmë mjekësor është dërguar në QKUK. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)