
Përparim Rama: Sot është ditë historike për vendin veçmas për kryeqytetin

Sot kanë përkujtuar dhe bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve, në 24-vjetorin e çlirimit të Prishtinës, kryetari i kësaj komune, Përparim Rama bashkë me drejtorë e këshilltarët e komunës, si dhe organizata të dala nga lufta, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Rama e ka vlerësuar këtë ditë si më të rëndësishmen për gjithë vendin e veçmas për kryeqytetin.
Derisa ka kujtuar gjithë të rënët për liri, ai ka thënë se falë tyre populli e shijon lirinë sot.
Homazhe te varrezat e dëshmorëve në kryeqytet me rastin e 24-vjetorit të çlirimit të Prishtinës sot në mëngjes ka bërë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.
(Kosova Sot Online)