Në veriperëndim të Pakistanit disa viktima nga vërshimet

  • A.P /
  • 11 June 2023 - 14:10
Në veriperëndim të Pakistanit disa viktima nga vërshimet

Shirat e dendur dhe erërat e forta vranë të paktën 27 njerëz, përfshirë tetë fëmijë, në veriperëndim të Pakistanit, thanë zyrtarët të dielën.

“Të paktën 12 njerëz humbën jetën kur çatitë dhe muret e shtëpive të tyre u shembën”, tha për AFP zëdhënësi provincial i menaxhimit të fatkeqësive, Taimur Ali Khan.

Stuhitë goditën katër rrethe të provincës Cyber Pakhtunkhëa të shtunën.

Pesëmbëdhjetë njerëz vdiqën në rrethin Banu, duke përfshirë pesë vëllezër e motra nga mosha dy deri në 11 vjeç.

Më shumë se 140 persona u plagosën

(Kosova Sot Online)