Bislimi mirëpret në takim një delegacion nga Sllovenia

  • A.P /
  • 13 June 2023 - 15:10
Bislimi mirëpret në takim një delegacion nga Sllovenia

Një delegacion nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Sllovenisë, i priti sot në takim zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Delegacioni kryesohej nga Sekretari i Shtetit Marko Stucin, i cili u shoqërua në këtë takim dhe nga Ambasadorja e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejcic.

Palët diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit mes shteteve tona. Kosova ndan marrëdhënie të shkëlqyera të bashkëpunimit me Slloveninë, i cili është shtet mik e aleat i yni. Sllovenia përkrah Kosovën në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian, ku dhe u theksua gatishmëria për ndarjen e përvojës dhe eksperiencës së saj në këtë drejtim.

Në takim u bisedua dhe mbi zhvillimet e fundit në veri të vendit, ku zëvendëskryeministri Bislimi tha se Kosova është shtet sovran, demokratik dhe në të drejtën e saj legjitime, për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve të vendit, pa dallim.


(Kosova Sot Online)