Latifi: U patëm gëzu që me administratën Biden kemi për t’i zgjedhur problemet

  • A.P /
  • 12 June 2023 - 22:24
Latifi: U patëm gëzu që me administratën Biden kemi për t’i zgjedhur problemet

Kritika për mënyrën sesi është duke u trajtuar çështja e problemit të Veriut në Kosovë, ka hedhur profesori universitar i filozofisë, Blerim Latifi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Latifi tha se problemi qëndron se “kemi një komunitet që nuk e pranon Kosovën si shtet”.

Por ai thotë debati po zhvillohet duke u akuzuar mes vete pozita dhe opozita.

E Latifi çështjen e ka bartur edhe në faktin se vitin tjetër përfundo mandati i presidentit amerikan, Joe Biden.

Ai ka thënë se “sikur të kishim mend gjatë këtij viti do të lëviznim”.

“Para tri viteve kur i fitojë zgjedhjet Bideni u patëm gëzu shumë. Biden një politikan që e njeh mirë Ballkanin, rastin e Kosovës, lidhjet emocionale. U patëm gëzu që me administratën Biden kemi për t’i zgjedhur problemet që na kanë mbetur”.

“Ne i kemi në dispozicion më pak se një vit, që nëse e kemi pak mend me bë diçka. Për mendimin ka pak gjasa që na kemi me i thirr mendjes”, është shprehur skeptik Latifi.

(Kosova Sot Online)