Suspendohet mësimdhënësi që puthi nxënësen e mitur në shkollë në Deçan

  • E.k /
  • 13 June 2023 - 10:06
Suspendohet mësimdhënësi që puthi nxënësen e mitur në shkollë në Deçan

Në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, mësimdhënësi, Valentin Selmanaj është filmuar fshehurazi duke e puthur një nxënëse të klasës së shtatë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Selmanaj është suspenduar nga puna pasi ndaj tij kanë nisur hetimet, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulm seksual”.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, e ka konfirmuar se ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar caktimin e masës së ndalimit.

“Prokurori i shteti ka marrë veprime hetimore për ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale, i cili ka shkuar në stacionin policor dhe ka urdhëruar sekuestrimin e telefonit të të pandehurit. Me urdhër të prokurorit të shtetit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulm Seksual”.

Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor, ndaj të pandehurit do parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.”, tha Nikçi.

(Kosova Sot Online)