Autobusi përplaset me kamionin në këtë vend, humbin jetën disa persona

  • A.P /
  • 13 June 2023 - 18:40
Autobusi përplaset me kamionin në këtë vend, humbin jetën disa persona

Të paktën 15 persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën kur një minibus u përplas me një kamion sot në një autostradë në jug të Kajros, njoftuan mediat egjiptiane, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Dëshmitarët okularë ia atribuojnë aksidentin shpejtësisë së tepërt nga drejtuesi i minibusit.

Prokurori ka urdhëruar një hetim për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti fatal i trafikut. Në kuadër të kësaj, policia po shqyrton pamjet vizuale nga kamerat e vëzhgimit të trafikut në zonën e aksidentit.

Mijëra jetë humbasin çdo vit në vendin më të populluar të botës arabe. Shumica e aksidenteve të trafikut i atribuohen gabimeve njerëzore, si shpejtësia e tepërt dhe shkelja e rregullave të trafikut, por edhe gjendjes së keqe të rrjetit rrugor.

Në vitet e fundit, Egjipti ka përmirësuar rrjetin e tij rrugor, duke ndërtuar rrugë dhe ura dhe duke riparuar dëmet në disa seksione, në mënyrë që të reduktojë numrin e aksidenteve të trafikut. 

(Kosova Sot Online)