Rama: Ata që thonë që Kosova nuk duhet t’i nënshtrohet ndërkombëtarëve janë persona të cilët mundohen të nxisin

  • A.P /
  • 13 June 2023 - 20:44
Rama: Ata që thonë që Kosova nuk duhet t’i nënshtrohet ndërkombëtarëve janë persona të cilët mundohen të nxisin

Kreu i qeverisë Edi Rama po mban sot një konferencë për shtyp ku ka lajmëruar anulimin e një mbledhje me qeverinë e Kosovës, të paralajmëruar të mbahej ditën e nesërme, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në fjalën e tij kreu i qeverisë duket se ka thumbuar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ai u shpreh se ata që thonë që Kosova nuk duhet t’i nënshtrohet ndërkombëtarëve, janë persona të cilët mundohen të nxisin e të frymëzojnë për të çuar përpara axhendën e tyre të mosnënshtrimit.

Dy pyetje, a jeni i gatshëm që draftin t’ja prezantoni edhe Vuçiçit në takimin e radhës së Open Balkan. Dhe pyetja e dytë, a duhet t’i nënshtrohet Kosova kërkesave të ndërkombëtarëve, por gjykatën Speciale ju e quajtët turp edhe pse erdhi nga ndërkombëtarët. Po veproni me dy standarde?

Rama: Nuk përdora fjalën nënshtrim. Po flas për bashkësinë euroatlantike jo për ndërkombëtarë në mënyrë abstrakte.

Nuk më rezulton që ka një problem ndërkombëtar e as më rezulton që ka një kërkesë nga bashkësia për Asociacion në Serbi.
Kosova ka një Kushtetutë si shtet i ndërtuar nga bashkësia euroatlantike. Është një shtet multietnik dhe nëse e keni vënë re edhe në vetë qeverinë e Kosovës përdoren dy gjuhë. Për natyrën e strukturën që ka ai shtet është vendosur, jo nga unë, kuota për serbët në Parlament, detyrimi për përfshirje të serbëve në qeveri dhe asociacioni. E kanë vendosur vetë autoritetet e Kosovës në dialog me serbët përmes BE. Detyrim i marrë nga shteti i Kosovës, jo ide e imja apo detyrim që buron nga fantazi e ndërkombëtarëve.

Çështja është si të ndërtohet që mos cënohet korniza e Republikës së Kosovës.

Sa i përket mos nënshtrimit ndaj bashkësisë euroatlantike për fat të keq po e shohim të zhvillohet në formën e një halli me drejtësinë në Shqipëri e kuptoj hallexhinjtë që frymëzojnë altoparlantë për të çuar para axhendën e tyre të mosnënshtrimit. Askush nuk i kërkon Kosovës të nënshtrohet. Duhet të jesh idiot të mos shohësh që Serbia është sjellë zvarrë në këtë pikë ku është sot në tavolinë, ku pika më e nxehtë është asociacioni që Kosova të bëhet shtet anëtar i OKB.

Po i shkohet pas m një pasion të verbër kokrrës së ullirit dhe po derdhet e gjithë fuqia e vajit të ullirit. Por nuk është një fuçi që mbushet kollaj.

(Kosova Sot Online)