Dje u hodh ngjyrë në drejtim të Liburn Aliut në Leposaviq, Policia i tregon detajet

  • E.K /
  • 14 June 2023 - 12:08
Dje u hodh ngjyrë në drejtim të Liburn Aliut në Leposaviq, Policia i tregon detajet

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për sulmin ndaj ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, që dje vizitoi kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në raport thuhet se dy vetura të Policisë së Kosovës derisa kanë qenë në eskortë janë sulmuar me vezë dhe ngjyrë nga persona të panjohur.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“SULM & ASGJËSIM APO DËMTIM PRONE- Leposaviq 13.06.2023 – 09:15. Raportohet se dy vetura pronë e Policisë së Kosovës deri sa kanë qenë në eskortë duke u kthyer nga objekti i Komunës së Leposaviqit, nga të dyshuar deri më tani të panjohur janë sulmuar me vezë dhe me ngjyrë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.”

(Kosova Sot Online)