Lumi Tërstena në Vushtrri del nga shtrati

  • A.P /
  • 14 June 2023 - 22:43
Lumi Tërstena në Vushtrri del nga shtrati

Në orët e vona të së mërkurës në Vushtrri, janë regjistruar vërshime të ashpra, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Autoritetet e komunës gjegjëse konfirmuan se Lumi Tërrstena ka dalë nga shtrati, andaj edhe ka ftuar për kujdes të shtuar.

Veç kësaj, zyrtarët komunalë kanë njoftuar banorët pranë lumit Podranqa dhe atij Tërrstena të përgatiten për evakuim.

(Kosova Sot Online)