Kusari: Edi Rama ta mbyllë 'Ballkanin e Hapur'

  • A.P /
  • 19 June 2023 - 23:00
Kusari: Edi Rama ta mbyllë 'Ballkanin e Hapur'

Pas tensioneve në rritje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila i ka propozuar kryeministrit shqiptar Edi Rama që ta mbyllë “Ballkanin e Hapur”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Reagimi i Kusari-Lilës vjen pas një qëndrimi të sotshëm të Ramës, i cili ka paralajmëruar Serbinë për ngrirje raportesh nëse nuk liron tre policët kosovarë.

“Kjo do të jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen”, ka shkruar sot Rama.

Ndërkaq, Kusari-Lila ka thënë me ironi se “është kohë vere dhe akulli mund të shkrihet”.

“Më mirë mbylleni “Ballkanin e hapur” dhe do shihni si do të ngrihen fqinjët verior nga fryma e jugut.  Kidnapimi & mbajtja e policëve është arsyeja e kahmotshme pse kufinjtë e hapur me këtë  nuk bëjnë”, ka shkruar shefja e deputetëve të VV-së. 

(Kosova Sot Online)