Gjendet një grua e vetëmbytur në liqenin e Pogradecit

  • E.k /
  • 22 June 2023 - 10:35
Gjendet një grua e vetëmbytur në liqenin e Pogradecit

Një grua mbi 70 vjeçare dyshohet se është vetëmbytur në liqenin e Pogradecit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftimi e policisë thuhet se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ndërkohë, rasti është në hetime.

“Pogradec/Informacion paraprak.

Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, në liqenin e Pogradecit, është gjetur dyshohet e vetëmbytur një shtetase mbi 70 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)