Ndodh edhe kjo: E mashtron hotelin për gati dy vjet pa paguar asnjë cent

  • A.P /
  • 22 June 2023 - 14:31
Ndodh edhe kjo: E mashtron hotelin për gati dy vjet pa paguar asnjë cent

Një burrë në Indi pretendohet se ka menaxhuar të qëndrojë në një hotel me pesë yje në kryeqytet, Delhi, për gati dy vjet pa paguar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia mori një ankesë nga menaxherët e “Roseate House” afër aeroportit të Delhit pasi zbuluan mashtrimin – 603 ditë qëndrimi të burrit.

Ai supozohet se i ka borxh hotelit 70,000 dollarë.

Dyshohet se burri bashkëpunoi me stafin që e ndihmoi atë të fshihte borxhet e grumbulluara. Askush nuk është arrestuar, raportoi BBC.

Burri ishte vendosur në hotel më 30 maj 2019 në një dhomë të rezervuar për një natë, dhe qëndroi aty deri më 22 janar 2022.


(Kosova Sot Online)