Ky shtet hap parkun e saj më të madh diellor

  • A.P /
  • 23 June 2023 - 15:15
Ky shtet hap parkun e saj më të madh diellor

Termocentrali më i madh diellor i ndërtuar deri më tani në Bullgari, Verila Solar Park (123 megavat), është funskionalizuar zyrtarisht të enjten, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nëpërmjet saj, Electrohold Trade do të furnizojë telekomin Yettel dhe kompaninë e pajisjeve të telekomit CETIN me energji të gjelbër për 10 vitet e ardhshme, pasi të dyja palët nënshkruan një marrëveshje për blerjen e energjisë.

Kjo është kontrata më e madhe e korporatës në Bullgari deri më sot. Ajo do të sigurojë 80% të konsumit total të dy kompanive, ka thënë zyra e shtypit e kompanisë.

Ky park dhe projekte të ngjashme janë hapi që do ta çojë sektorin e energjisë drejt një gjenerimi më modern dhe më të pastër, kanë thënë zyrtarët gjatë hapjes.

Ata kanë theksuar se Verila është një objekt unik dhe është i vetmi i përmasave të saj në Bullgari.

Objekti do të përdorë rreth 222,000 panele fotovoltaike dhe zë mbi 130 hektarë. Në ditët me diell, ai mund të furnizojë me energji zona si Kyustendil dhe Blagoevgrad.

Investimi në Parkun Solar Verila është pak më shumë se 200 milionë BGN, i siguruar me fonde të veta dhe financim nga DSK Bank dhe Varengold Bank, kanë thënë nga kompania.

Kapaciteti i instaluar i parkut fotovoltaik përfaqëson 7% të kapacitetit total të ndërtuar deri më tani në këtë segment në vend. Aktualisht në vend janë instaluar rreth 1700-1800 megavat kapacitet fotovoltaik.

(Kosova Sot Online)