Rama: Nuk ka hapësirë për të bërë përparim pa lirimin e 3 policëve nga Serbia

  • A.P /
  • 22 June 2023 - 21:31
Rama: Nuk ka hapësirë për të bërë përparim pa lirimin e 3 policëve nga Serbia

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Josep Borrell në përfundim të takimeve që pati ndaras me Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiç. Në një postim të bërë në twitter, Rama shkruan se pa u liruar 3 policët e Kosovës që po mbahen të arrestuar në Serbi, nuk do të ketë asnjë përparim të vërtetë.

“Pa tre djemtë që largohen shëndoshë e mirë nga Serbia, nuk ka hapësirë për të bërë asnjë centimetër përparim të vërtetë! Sapo të kthehen në shtëpi, nevojitet një veprim i ri i fortë i Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar këtë spirale absurditeti! POR Gjëja e parë: Lironi 3 policët!” shkruan Rama.

Për katër orë rresht, në Bruksel, Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell dhe i dërguari evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, kanë zhvilluar “një seri takimesh për menaxhimin e krizave”, fillimisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe më vonë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas Borrell në takime janë pajtuar se duhet të ketë zgjedhje të hershme në katër komunat veriore të Kosovës.

(Kosova Sot Online)