Sot i jepet lamtumira Shyqri Nimanit

  • E.k /
  • 23 June 2023 - 08:40
Sot i jepet lamtumira Shyqri Nimanit

Dje, në moshën 82-vjeçare ka ndërruar jetë artisti dhe profesori i artit, Shyqri Nimani, përcjell “Kosova Sot Online”.

Për ta nderuar jetën dhe veprën e tij, sot bëhen homazhe dhe mbahet mbledhje komemorative në Teatrin Kombëtar të Kosovës. ku më pas bëhet edhe varrimi te varrezat e kryeqytetit.

Nimanit iu besua që ta shkruajë me kaligrafi deklaratën e Pavarësisë së Kosovës e cila u shpall më 17 shkurt në Kuvendin e Kosovës.

(Kosova Sot Online)