Analisti tregon se si mund të zgjidhet çështja e Veriut

  • E.k /
  • 23 June 2023 - 11:54
 Analisti tregon se si mund të zgjidhet çështja e Veriut

Analisti, Agim Krasniqi, në një emision tha se çështja e veriut të Kosovës përfundimisht po merr zgjidhje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se “Ose do t’i ofrohet Serbisë, ose do t’i ngelet Kosovës në sovranitetin e plotë”.

“Përtej asaj që po shihet në opinionin publik gjërat janë më thellë sepse po e them edhe njëherë, përfundimisht po zgjidhet çështja e veriut të Kosovës. Ose do t’i ofrohet Serbisë, ose do t’i ngelet Kosovës në sovranitetin e plotë. Me marrëveshje nuk kryhet kjo punë. Serbia nuk e pranon Kosovën në këto kondita që po i paraqet Bashkimi Europian,” u shpreh Krasniqi.

(Kosova Sot Online)