Rama: Kurti dhe Vuçiq të merren dhe të mbyllen brenda në një konferencë noramalizimi, deri kur të përfundoj bashkëbisedimi

  • E.K /
  • 23 June 2023 - 15:05
Rama: Kurti dhe Vuçiq të merren dhe të mbyllen brenda në një konferencë noramalizimi, deri kur të përfundoj bashkëbisedimi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar procesin e negociatave të Brukselit, marrë parasysh gjendjen e tensionuar në veri të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama ka propozuar një konferencë normalizimi ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq do të mbylleshin deri kur të përfundonte diskutimi për gjithë mospajtimet.

“Të dy liderët të merren dhe të mbyllen brenda në një konferencë normalizimi, pa të drejtë dalje deri kur të përfundoj bashkëbisedimi që të trajtohen ato pika, që askush nuk i kundërshton, por në të njejtën kohë secili ia hedh tjetrit fajin pse nuk zbatohen, sepse s’ka vullnet. Ky është fakti. Ka edhe një dehje nga ky karshilleku me gjithë planetin demokratik, në emër të nuk e di se çfarë. Por realiteti i përditshëm sot, po bëhet bazë për një realitet shumë negativ nesër, në të gjitha aspektet. S’më takon mua të diskutoj ekonominë e Kosovës apo aq më pak të Serbisë.

I vetmi përfitues nga kjo situatë është zotëria që rri i mbyllur në bunkerin e tij në Kremlin”, ka thënë Rama.

(Kosova Sot Online)