Pas Klan Kosovës, ARBK-ja ia pezullon certifikatën edhe Artmotion

  • A.P /
  • 23 June 2023 - 17:01
Pas Klan Kosovës, ARBK-ja ia pezullon certifikatën edhe Artmotion

ARBK-ja ka shfuqizuar çertiifikaten e krejt Kompanisë “Art Motion”.

Zëvendës Drejtorja e ARBK-së, Lebibe Haliti, dje ka marrë vendim të shfuqizoj çertifikatën e biznesit Komanisë “Art Motion”.

Sipas këtij vendimi, ARBK-ja obligohet për zbatimin e këtij vendimi.

“Certifikata e Biznesit e Kompanisë “Art Motion” sh.p. shfuqizohet nga ushtruesja e detyrës së Drejtores së Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), për shkak të kërcënim serioz ndaj sigurisë publike, të shkaktuar me shkeljen e normave kushtetuese nga vetë ky biznes” thuhet në arsyetimin e vendimit.

Në vendim thuhet se ky biznes ka për synim “lajthitjen e institucioneve të Republikës së Kosovës” përmes regjistrimit si investitorë i huaj për të gëzuar “të gjitha benefitet që sjellë legjislacioni në fuqi.

(Kosova Sot Online)