Shiu "largon" pushuesit në Vlorë, kosovarët shkojnë në Shengjin

  • E.K /
  • 24 June 2023 - 12:05
Shiu

Shqipëria sot është përshirë nga reshje të lehta shiu në disa zona, përcjell “Kosova Sot Online”.

Moti i vërejtur dhe pikat e para të shiut kanë bërë që një pjesë e pushuesve të largohen nga bregdeti i Vlorës në këtë vikend.

Nga ana tjetër moti i paqëndrushëm nuk i ka ndaluar pushuesit në Shëngjin të vijojnë plazhin. Shumë qytetarë kanë zgjedhur ta kalojnë fundjavën në bregdet. E gjithë zona turistike nga Rana e Hedhur deri në Kune ishte e populluar me pushues, kryesisht të ardhur nga Kosova.

(Kosova Sot Online)