Sveçla: Vetura ku u gjet armatimi është evidentuar si pronë e shoqërisë aksionare “Hekurudhat e Serbisë”

  • E.K /
  • 24 June 2023 - 13:41
Sveçla: Vetura ku u gjet armatimi është evidentuar si pronë e shoqërisë aksionare “Hekurudhat e Serbisë”

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se vetura në të cilin është gjetur armatimi masiv në Zveçan, është evidentuar si pronë e një ndërmarrje publike të Serbisë, saktësisht shoqërisë aksionare Hekurudhat e Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë nga e gjithë kjo është e qartë se kush qëndron pas sulmeve dhe përpjekjeve terroriste në Kosovë.

“Vetura që shihni këtu me targa të Beogradit e përfshirë në këtë rast, është evidentuar si pronë e një ndërmarrje publike të Serbisë, saktësisht, shoqëria aksionare hekurudhat e Serbisë.

Nga gjithë kjo është e qartë se kush qëndron pas sulmeve dhe përpjekjeve terroriste në vendin tonë”, ka thënë Sveçla.

(Kosova Sot Online)