Komuna e Prishtinës vendos kamera të sigurisë në të gjitha shkollat në kryeqytet

  • E.K /
  • 26 June 2023 - 14:28
Komuna e Prishtinës vendos kamera të sigurisë në të gjitha shkollat në kryeqytet

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që të vendosen kamerat e sigurisë në të gjitha institucionet edukative arsimore në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Po ashtu, në njoftim thuhet se institucionet edukative arsimore nuk do të mungojë prezenca e policisë.

“Ju njoftojmë se, Kryeqyteti do të vendosë kamera të sigurisë në secilin institucion edukativ arsimor në Prishtinë, e po ashtu aty ku nuk ka, do të vendosen sistemet e sigurimit dhe shkollat do të pajisen me pako të ndihmës së parë. Të gjithë nxënësit do të pajisen me uniforma, do të krijohet një kod etik për çdo IEAA dhe po ashtu do të krijohet një rregullore për përdorim të telefonave nga nxënësit e mësimdhënësit. Në institucionet edukative arsimore nuk do të mungojë prezenca e policisë. Këto janë disa nga veprimet të cilat do të i ndërmarrë drejtoria e arsimit për të ofruar siguri në shkolla”, thuhet në njoftimin e Komunës.

(Kosova Sot Online)