
Zelensky viziton rajonin e Donetskut

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka takuar ushtarët në lindje të Ukrainës, sipas një deklarate nga zyra e tij. Ai raportohet se është takuar me ushtarë dhe oficerë të Grupit Operativ dhe Strategjik Khortytsia, të cilët “u dalluan në beteja të ashpra” rreth qytetit Bakhmut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online” .
“Ukraina është krenare për secilin prej jush,” u tha Zelensky atyre. “Ju jeni të mëdhenj dhe të fortë. Ju jeni ukrainasit tanë të vërtetë.”, shtoi ai. Presidenti ukrainas vizitoi gjithashtu një pikë karburanti në rajonin e Donetskut për të pirë një kafe me ushtarët që ishin atje.
(Kosova Sot Online)