Haliti tregon a do ta shpall ShBA - Kurtin non-grata

  • A.P /
  • 26 June 2023 - 20:49
Haliti tregon a do ta shpall ShBA - Kurtin non-grata

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti thotë se nuk e beson që Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund ta shpallin non-grata kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Megjithatë sipas Halitit, edhe nëse kjo ndodh ShBA-ja nuk e publikon vendimin përderisa kryeministri Kurti është në pushtet.

Unë nuk e besoj, sepse ndoshta mund të ketë në shqyrtim dhe mund të ketë një vendim të shpalljes non-grata, por nuk e besoj që e shpallin edhe me qenë non-grata, para se ta përfundojë mandatin”, ka thënë Haliti.

Haliti nuk e përjashton mundësinë që ShBA-ja ta mbështetë opozitën që ta rrëzojnë Kurtin nga pushteti.

“Por ekzistojnë mundësitë tjera që ndoshta ta mbështesin opozitën dhe të tjerët për me e rrëzu Albinin prej pushtetit. Këto gjana kanë ndodh. Unë nuk besoj që e shpallin por sidoqoftë ata e dinë. Unë kam dëgjuar shumë gjëra për njerëz të caktuar. Dëgjon njeri sepse flasin edhe prej Amerike, edhe prej Evrope por deri tash nuk është shpall askush non-grata prej Qeverisë së Kosovës. Nëse shpallet unë mendoj që atyre nuk ju vjen keq as nuk e kanë atë problem me thanë që je non-grata dhe duhet të shkosh”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)