“Plani që do afrojë rajonin dhe BE-në”, Von der Leyen tregon detaje për takimin me Ramën

  • E.K /
  • 27 June 2023 - 11:53
“Plani që do afrojë rajonin dhe BE-në”, Von der Leyen tregon detaje për takimin me Ramën

Presidentja e Komisionit, Europian Ursula Von der Leyen, ka treguar detaje nga takimi që ka zhvilluar me kryeministrinë e Shqipërisë, Edi Rama, përcjell “Kosova Sot Online”.

Von der Leyen shkruan se fokusi ka qenë mbi Ballkanin Perëndimor dhe progresin e Shqipërisë drej BE.

“Takim shumë i mirë me Edi Ramën. Ne diskutuam progresin në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe planin tonë të ri në rritje për Ballkanin Perëndimor.

Kjo do të afrojë rajonin dhe BE-në dhe do të nxisë prosperitetin e partnerëve tanë.” shkruan Von der Leyen në twitter.

(Kosova Sot Online)