Arrestohet një person i dyshuar, me dokumente të falsifikuara iu aprovua kredia mbi 71 mijë euro

  • E.K /
  • 27 June 2023 - 14:19
Arrestohet një person i dyshuar, me dokumente të falsifikuara iu aprovua kredia mbi 71 mijë euro

Një person dyshohet të ketë aplikuar për kredi-lizing në një bankë me dokumente të falsifikuara, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjatë veprimeve hetimore, janë siguruar dëshmi se i dyshuari Sh.Sh., (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar), gjatë procedurave të kredi-marrjes, ka paraqitur dokumente si: letërnjoftimin, patentë-shoferi, gjendjen e llogarisë bankare, kontratën e punës dhe kontratën e qirasë, të cilat dokumente është vërtetuar se janë të falsifikuara.

“I dyshuari ka arritur të marrë aprovimin për kredi në shumën prej 71,250 €uro. I dyshuari pasi që i është aprovuar lizingu nga institucioni bankar, i njëjti e kishte në posedim veturën BMË X7 të cilën e kishte pranuar me lizing për shumën e lartcekur. Pasi është bërë identifikimi i të dyshuarit, nga zyrtarët e institucionit bankar, vetura i është marrë personit të dyshuar”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)