Ja pse pesë të rinj dënohen me vdekje në Tajlandë

  • A.P /
  • 27 June 2023 - 20:09
Ja pse pesë të rinj dënohen me vdekje në Tajlandë

Pesë demonstrues tajlandez të mërkurën do të njihen me vendimin e drejtësisë në vend, me gjykatën që do të shprehet nëse ata do të ekzekutohen ose jo, pasi akuzohen se penguan autokolonën e mbretëreshës së vendit gjatë një marshimi pro-demokracisë në vitin 2020, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Qindra çështje penale janë ngritur për protestat e drejtuara nga studentët në vitet e fundit, por vetëm pesë të pandehurit e ktij rasti janë akuzuar për shkelje të nenit 110 të Kodit Penal, një vepër që, nëse gjykohet e rëndë, mund të çojë në dënim me vdekje.

Ky ligj tajlandez ndalon “veprimet që mund të shkaktojnë pengesë në lirinë e mbretëreshës, trashëgimtarit të fronit dhe regjentit“.

Incidenti në fjalë, pasoi një tubim antiqeveritar në Bangkok më 14 tetor 2020 – ditën e përvjetorit të një kryengritjeje popullore në 1973 që çoi në rrëzimin e diktaturës ushtarake që sundonte vendin.

(Kosova Sot Online)