Azemi: Albin Kurti ka dëshirë të rrëzohet nga opozita

  • A.P /
  • 27 June 2023 - 22:18
Azemi: Albin Kurti ka dëshirë të rrëzohet nga opozita

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, mund të ketë dëshirë që të rrëzohet nga opozita, ka deklaruar Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo pasi sipas tij, sa më shumë po qëndron në pushtet po i thellohen telashet me faktorin ndërkombëtar.

Azemi ka thënë se Kurti më nuk e ka as simpatinë që e kishte nga një masë e popullsisë.

“Kurti madje mund të ketë dëshirë që ta rrëzojë opozita sepse ai është future në një sokak pa dalje. Madje sa më shumë që t ëjet ëë pushtet do të futet në telashe me faktorin ndërkombëtar, por edhe me popullatën në Kosovë pasi ne po shohim që nuk e ka atë simpatinë që e ka pas”, ka thënë Azemi. 

(Kosova Sot Online)