Fushë Kosovë: Policia jep detaje për rastin ku një grua tentoi të hedhë djalin e saj nga ballkoni

  • E.K /
  • 30 June 2023 - 21:43
Fushë Kosovë: Policia jep detaje për rastin ku një grua tentoi të hedhë djalin e saj nga ballkoni

Policia e Kosovës ka japur detaje për rastin që ndodhi sot në Fushë Kosovë, ku një grua me probleme të shëndetit mendor ka rrezikuar fëmijën e saj, trasnmeton "Kosova Sot Online".

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se policia ka dalë në vendngjarje për t’i trajtuar informacionet lidhur me rastin.

Sipas tij, nuk ka rezultuar te ketë pasur elemente të dhunës, mirëpo specialistët mjekësorë kanë rekomanduar që personi i rritur të marr trajtimin e nevojshëm mjekësor.“Rreth orës 17:30, policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të trajtuar informacionet e tilla. Nga trajtimi që policia u ka bërë informacioneve të tilla nuk ka rezultuar të ketë elemente të dhunës apo veprime të asaj natyre. Trajtimi i detajishëm bërë rrethanave të ngjarjes, ka nxjerrë rekomandimet e specialistëve mjekësor për trajtimin e nevojshëm mjekësor për personin e rritur. Aktualisht policia me akterët relevant po vijon me veprimet e nevojshme”, ka thënë Borovci.

(Kosova Sot Online)