Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në KiE në dobi të garantimit të të drejtave për të gjithë qytetarët

  • E.K /
  • 03 July 2023 - 19:10
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në KiE në dobi të garantimit të të drejtave për të gjithë qytetarët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim lamtumirës ambasadorin jorezident të Irlandës në Kosovë, Ronan Gargan, përcjell "Kosova Sot Online".

Osmani e falënderoi shtetin e Irlandës për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës.

Osmani theksoi nevojën e mbështetjes nga Irlanda në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, procesin e anëtarësimit në BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Sipas Presidentes Osmani, anëtarësimi në Këshill të Evropës është në dobi të garantimit dhe respektimit të të drejtave të gjithë qytetarëve, pa dallim.

(Kosova Sot Online)