Rama flet me superlativa për ish-Presidentin, Clinton

  • E. /
  • 03 July 2023 - 19:43
Rama flet me superlativa për ish-Presidentin, Clinton

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë pritëse të ish-Presidentit të SHBA-së, Bill Clinton, i cili vizitoi për herë të parë Shqipërinë, përcjell "Kosova Sot Online".

Rama ka folur me superlativa për ish-Presidentin Clinton.

Rama: Jo vetëm ia kam parë, dëgjuar, rilexuar ato që ka thënë por edhe studiuar se si i ka thënë. Për të mësuar prej përmbajtjes dhe artit të tij të pashembullt të komunikimit. Mbi të gjitha duke i admiruar atë që as nuk mësohet as tregohet dot, empatinë magjepsëse që e bën Presidentin një ndër oreatorët më të mahnitshëm që ka njohur historia.

Presidenti Clinton ia rrëmbeu zemrën Amerikës dhe frymëzoi Evropën dhe botën me forcën e fjalës së tij. Ne shqiptarët kemi pasur privilegjin ta përjetojmë drejpërdrejt në lëkurën e kombit tonë forcën rrëqethëse të fjalës së Presidentit Clinton në mbrëmjen e 24 marsit 1999 kur iu drejtua Amerikës dhe gjithë botës. Ai fjalim është për historinë e Kosovës dhe rajonin tonë një gur përcaktues i rrugës të së ardhmes.

(Kosova Sot Online)