Bettel: Është interes edhe i BE-së de-eskalimi i situatës në Veri
Kryeministri i Luksenburgut, Xavier Bettel, ka thënë se është me rëndësi që të qetësohen tensionet në Veri të Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".
Ai ka thënë se deeskalimi është në interes jo vetëm të rajonit por edhe të BE-së.
“Ne mbështesim fuqishëm bisedimet e drejtpërdrejta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe veprimet konkrete”, tha Bethel.
(Kosova Sot Online)
