Presidenca dhe Kuvendi ndriçohet me flamurin amerikan

  • E.K /
  • 04 July 2023 - 23:00
Presidenca dhe Kuvendi ndriçohet me flamurin amerikan

Flamuri amerikan e ka ndriçuar sonte ndërtesën ku ndodhet Presidenca dhe Kuvendit të Kosovës, me rastin 4 korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, përcjell "Kosova Sot Online".

Një foto nga ndriçimi i objektit të Presidencës dhe Kuvendit është vendosur edhe në faqen zyrtare të Presidencës në Facebook.

“Ndriçimi i objektit të Presidencës dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve”, thuhet në mbishkrim.

(Kosova Sot Online)