Sulmoi policët me çelësa, arrestohet një person në Prizren

  • E.K /
  • 06 July 2023 - 15:15
Sulmoi policët me çelësa, arrestohet një person në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren pasi dyshohet se ka sulmuar policët me çelësa pasi ishte gjobitur për kundërvajtje, përcjell "Kosova Sot Online".

Ai është dërguar në stacion policor dhe me aktvendim është ndaluar për 48 orë.

Komunikata e plotë:

Në Prizren arrestohet një i dyshuar që sulmoi policët

Prizren, 06 Korrik 2023

Me date 06.07.2023 rreth orës 08:30, patrullat policore të Stacionit Policor të Prizrenit, kanë ndaluar një person dhe ishte gjobitur për kundërvajtjen e kryer, në shenje pakënaqësie kishte ofenduar zyrtaret policore e me pas edhe i kishte sulmuar duke i gjuajtur me çelësa te veturës. Ai , i dyshuari kishte goditur njërin nga zyrtaret policor me çelësa.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në Stacionin policor të Prizrenit.

Ne lidhje me rastin është informuar njësiti i hetimeve të cilët në konsultim me prokurorin kujdestar dhe me urdhër të tij iniciohet rasti “Sulm ndaj personit zyrtare” .

Ndaj të dyshuarit është lëshuar aktvendim për ndalim policor për 48 ore. Rasti nen hetime.

(Kosova Sot Online)