Rama: Për shkak të Ballkanit të Hapur kam mësuar ca fjalë

  • E.K /
  • 07 July 2023 - 17:55
Rama: Për shkak të Ballkanit të Hapur kam mësuar ca fjalë


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pyetur disa herë në Podgoricë pas takimit me Kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviq për Ballkanin e Hapur, përcell "Kosova Sot Online".

Rama ka theksuar se ai e ka dhënë vetëm një opinion të tij kur ka thënë se Ballkani i Hapur e ka mbyllur misionin e tij.

Kur gazetaret kanë insistuar të pyesin më shumë, Rama ka thënë ‘može’ (mundeni), duke shtuar se për shkak të Ballkanit të Hapur “kam mësuar disa fjalë nga gjuha e juaj e çuditshme”.

(Kosova Sot Online)