Kusari: Kurti s’ka qenë i informuar për bisedën më Radojçiqin

  • E.K /
  • 10 July 2023 - 21:43
Kusari: Kurti s’ka qenë i informuar për bisedën më Radojçiqin

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka qenë i njoftuar për biseden e saj më, Milan Radojçiq, përcjell "Kosova Sot Online".

Kusari ka shtuar se këtë ia ka treguar para disa muajve, se si ka ndodhur kjo bisedë.

“Jo s’ka qenë (i informuar Kurit)… se kjo nuk është diçka që është përgatitë, jo është diçka që jam përballë ose ballafaqua në moment në zyre kur ka qenë Slavko Simie. Dhe natyrisht ai çdo të dytën referencë e përmend Radojçiqin dhe e bënë këtë thirrje me të. Unë e kom ndi obligim që duhet me ia komuniku (para 4 muajve) kryeministrit dhe me ia tregu rrethana që ka ndodhë kjo bisedë”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)