Joe Biden arrin në Vilnius për Samitin e NATO-s

  • S.A /
  • 11 July 2023 - 11:16
Joe Biden arrin në Vilnius për Samitin e NATO-s

 

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka arritur në Vilnius të Lituanisë ku po mbahet samiti i NATO-s, shkruan "Kosova Sot Online".

Ai është parë teksa ka ecur krah me Presidentin e Lutianisë, Gitanas Nausenda, derisa atje pritet që të mbahet samiti i vendeve anëtare të NATO-s. 

{681782/}

Biden pritet që ta sigurojë tërë aleancën që Uashingtoni është partner i besueshëm në luftën në Ukrainë kundër Rusisë, ndonëse politikanë vendorë mbesin të ndarë mbi vazhdimin e mbështetjen amerikane për Kievin. Ai është zotuar se do ta mbështesë Ukrainës, porse do të ndalojë në ratifikimin e hyrjes së tërësishme të saj brenda aleancës në këtë moment me frikën që NATO mund të lëshohet në luftë me Rusinë.

(Kosova Sot Online )