Rama nuk gjen rehat me karriget në Lituani: I keni për njerëz të vegjël

  • E.K /
  • 11 July 2023 - 18:58
Rama nuk gjen rehat me karriget në Lituani: I keni për njerëz të vegjël

Kryeministri i  Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Vilninus në Lituani ku po mbahet samiti i NATO-së, përcjell "Kosova Sot Online".

Para pak nisjes së një intervistë ai është ankuar për karrigen ku ishte ulur, duke u shprehur se është për njerëz të vegjël, dhe se nuk ishte aspak e përshtatshme për të, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Rama: Ju prisni njerëz të vegjël në këtë karrige?

Rachel Rizzo: Në fakt duhet ti kishim ndryshuar karriget, keni të drejtë. Do t’jua them për herën tjetër.

Rama: Si mund të qëndrohet këtu?

Rachel Rizzo: Mund të qëndrojmë në këtë mënyrë të jeni më të rehatshëm.

Rama: Si në plazh.

(Kosova Sot Online)