Mitrovicë: Një person gjendet pa shenja jetë
Një person është gjetur pa shenja jete në Mitrovicë, shkruan “Kosova Sot Online”.
Policia ka njoftuar se trupi i pajetë i viktimës mashkull është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
HETIM I VDEKJES/Mitrovicë 12.07.2023 – 20:31. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
(Kosova Sot Online)
