Në Kosovë bie numri i shkurorëzimeve

  • E.k /
  • 13 July 2023 - 10:39
Në Kosovë bie numri i shkurorëzimeve

Në vitin 2022 ka pasur më pak çifte të cilët janë shkurorëzuar në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë vitit 2022 janë regjistruar 2 mijë e 088 raste të shkurorëzime, e që është numër më i vogël, krahasuar me vitin 2021 ku numri i shkurorëzimeve ka qenë 2 mijë e 160.

Sipas statistikave të ASK-së në vitin 2022, janë regjistruar 2 mijë 088 shkurorëzime. Prizreni prin me numrin më të madh të shkurorëzimeve gjatë vitit 2022, me 209 raste ose 10 përqind, pasuar nga Gjakova me 172 raste ose 8,2 përqind , Ferizaj me 145 raste ose 6,9 përqind.

(Kosova Sot Online)