Osmani: Shpresojmë që BE-ja t’i tërheqë masat të cilat janë ndërmarrë ndaj Kosovës padrejtësisht

  • E.K /
  • 13 July 2023 - 11:11
Osmani: Shpresojmë që BE-ja t’i tërheqë masat të cilat janë ndërmarrë ndaj Kosovës padrejtësisht

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se është lajm i mirë që ka një marrëveshje me BE-në për hapat që duhet marrë për shtensionimin e situatës në veri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani ka theksuar se shpreson që BE-ja t’i tërheqë masat të cilat janë ndërmarrë ndaj Kosovës në mënyrë të padrejtë.

Osmani ka thënë se Kosova është duke vepruar në linjë me institucionet e saj dhe obligimet ligjore që ka.

“Ne shpresojmë që BE-ja t’i tërheqë masat të cilat janë ndërmarrë ndaj Kosovës padrejtësisht dhe ne mund të vazhdojmë me më shumë suksese në dialog. Sa i përket procedurave për përgatitjen e zgjedhjeve nuk ka nevojë për shumë kohë. Ligjet e japin mundësinë për organizimin e zgjedhjeve”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)