
Këshilltari i Bislimit: Sulmin e parë, edhe ndaj Kurtit dhe Bislimit e bëri Mërgim Lushtaku

Këshilltari i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, tha se sulmin e parë e bëri deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku dhe jo Besnik Bislimi, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Mërgim Lushtaku gjuan me ujë Kryeministrin Kurti. Pas saj, sulmon në drejtim të zëvendëskryeministrit Bislimi. Pra sulmin e parë, edhe ndaj Kryeministrit, edhe ndaj zëvendëskryeministrit e bën deputeti Lushtaku. Këtu fillon eskalimi. Aty pastaj nisin sulmet edhe më të ashpra ndaj ministres Haxhiu e ministrit Murati. Pamjet janë të qarta. Situatën dihet kush e filloi. E turpshme kush po e shtrembëron me qëllim të vërtetën. E ulët dhe e turpshme kush po viktimizohet për këtë, kur po i nisin situatat vetë. Grushtat ndaj ministrit Murati, ndaj zëvendëskryeministrit Bislimi dhe ministres Haxhiu duhen dënuar ashpër”.
(Kosova Sot Online)